Demolli me dhimbje koke, tregon se prej kujt nuk po i marrim paratë

Boksi

Demolli me dhimbje koke, tregon se prej kujt nuk po i marrim paratë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
Demolli ankohet, tregon se prej kujt nuk po i marrim paratë

Boksierët e kombëtares së Kosovës po përgatiten për meçin miqësorë që zhvillohet në Varese kundër Italisë. Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë duke i zhvilluar përgatitjet që të janë gati në çdo aspekt për këtë meç mjaft të rëndësishëm.

“Jemi përgatitur mirë dhe jemi në formë e duhur. Boksierët e përzgjedhur kanë qenë në përgatitje edhe për turneun ‘Adem Jashari’ dhe janë në formë. Të gjithë të përzgjedhurit para turneut ‘Adem Jashari’ kanë qenë të njoftuar se do të shkojnë në Itali dhe janë përgatitur maksimalisht për Italinë. Besoj se do të shkojmë dhe do të korrim fitore, ku edhe është meç përmbyllës për vitin 2018”, tha Demolli. 

Meçi miqësor zhvillohet me 22 dhjetor, ndërsa Demolli është i bindur se nuk do të kanë telashe që të pajisen me viza. “Besoj se nuk do të kemi problem me viza, pasi që Italia i njeh pasaportat e Kosovës dhe si federatë i kemi të gjitha dokumentet në rregull”, shprehet zëdhënësi. Demolli ka përmendur edhe disa nga boksierët që janë në formë: “Mendoj se boksierët janë mirë të përgatitur dhe siç e tregoj edhe Patriot Behrami në turneun ‘Adem Jashari’, pastaj Besart Kurhasku, Diell Vranoci etj. Këta boksierë do të jenë shtylla kryesore e ekipit, të cilët ka i përzgjedhur përzgjedhësi Shefki Bogujevci”.

Për Demollin, që është gjyqtar ndërkombëtar, do ta ndajë drejtësinë në meçin Itali-Kosovë, zhvillimi i këtij meçit është i mirëseardhur për shumë aspekte. “Do të jetë një miqësore e mirëseardhur dhe boksierët tanë të luftojnë me boksierët evropian. Ta shohin se ku janë me nivel dhe do të jetë një pasqyrë e mirë edhe për ne”, theksoi ai. Kombëtarja ballafaqohet me kushte të vështira. “Kushtet nuk janë të mira, për arsye se me nënshkrimin e këtyre memorandumeve me ministrinë, ende nuk po i marrim paratë me kohë dhe po kemi telashe me përgatitje.

Gjithnjë duhet me marrë para të huazuar për me udhëtuar dhe kjo po shkakton kokëçarje për ne”, përfundoi Demolli.  Meçet: 54 kg Shpejtim Bajoku-Adhikari Sambat; 57 kg Besfort Merlaku-Bucci Stefano, 57 kg Leotrim Rexhepi-Lozza Ernesto; 64 kg Dielli Vranoci-Papa Christopher, 69 kg Patriot Behrami-Cosma Filippo, 69 kg Venhar Haziraj-Petruso Francesco, 71 kg Besart Kurhasku-Lucca Stefano dhe 72/76 kg Armend Neziri-Zaydi Adam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat