Sfida e shumëpritur

Boksi

Sfida e shumëpritur

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 10:51
Meksikani Saul “Canelo” Alvarez dhe kazaku Gennady Golovkin

Tifozët e boksit do të kenë mundësi të përjetojnë edhe një herë një nga duelet më të bukura të peshës së mesme, atë mes meksikanit Saul “Canelo” Alvarez dhe kazakut Gennady Golovkin.

Dy boksierët janë përballur edhe dy herë të tjera mes tyre, e para ka përfunduar barazim (shtator 2017), ndërsa në sfidën e dytë triumfoi meksikani Alvarez (shtator 2018).

Vendimet e gjyqtarëve në të dyja përballjet kanë lënë të për të dëshiruar, kanë krijuar shumë polemika, me Alvarez që tashmë mban titujt kampionë bote në peshën e mesme, tituj që dikur i kishte “Triple G”.

Stafi i Canelo Alvarez ka bërë me dije sot, pak ditë para duelit ndaj Rocky Fielding, se synohet që të zhvillohet edhe përballja e tretë me Gennady Golovkin (38 fitore, 1 humbje e 1 barazim). Madje kjo “triologji” pritet që të zhvillohet më 4 maj, në Las Vegas. Mediet amerikane konfirmojnë gjithshtu se të dyja stafet kanë nisur prenotimet në Las Vegas, duke prenotuar edhe stadiumin “T-Mobile Arena” për datën 4 maj.

Canelo Alvarez, 50 fitore, 1 humbje e 2 ndeshje pa rezultat, do të duelojë më 15 dhjetor për titullin e peshës “super të mesme” ndaj britanikut Rocky Fielding, duel që do të zhvillohet në Nju Jork. Meksikani kërkon të bëhet kampion në dy pesha të ndryshme, ndërkohë që në rast se konfirmohet edhe dueli i tretë ndaj Gennady “Triple G” Golovkin, ai do të organizohet në peshën e mesme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat