Elektrizohet, do ta marr me shkelma në ring...

Boksi

Elektrizohet, do ta marr me shkelma në ring...

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 19:45
oksieri Floyd Mayweather do të duelojë më 31 dhjetor ndaj sportistit japonez të kickboxing Tenshin Nasukawa

Boksieri Floyd Mayweather do të duelojë më 31 dhjetor ndaj sportistit japonez të kickboxing Tenshin Nasukawa, duel që do të zhvillohet në Japoni, por që nuk do të llogaritet në CV e amerikanit. Një duel “show” me 3 raunde me nga 3 minuta secili, ku Mayweather pritet të arkëtojë një shumë të majme nga organizatorët.

Pak ditë para këtij dueli, që do të zhvillohet në disiplinën e boksit, sportisti japonez tha: “Nuk do të kem mëshirë për të. ka thënë shumë gjëra të shëmtuara, më ka provokuar e poshtëruar shumë kohët e fundit, ndaj do ta marr me shkelma në ring. Do t’i tregoj se kush është “zot i shtëpisë” në këtë duel”.

20-vjeçari japonez Tenshin Nasukawa, deklaroi se do të jetë sportisti i parë që do të mposhtë boksierin amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë  humbje në karrierë. “Mund të ndryshoj rrjedhën e botës në këtë sfidë. Një fitore me “KO” ndaj Mayweather mund të ndryshojë historinë e sportit të boksit. Jam gati dhe mezi pres këtë sfidë”, tha Nasukawa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat