Nipi i heroit të Kosovës, po bën karrierë në Itali

Boksi

Nipi i heroit të Kosovës, po bën karrierë në Itali

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:48
Nebih Meha

Edhë një boksier nga Kosova, dita ditës po del në sipërfaqe të sportit amator me sukseset e treguara në Itali. Bëhet fjalë për Nebih Meha një talent i boksit i cili kohën e fundit nuk po di për humbje, kurse në fundjavë ka arrit edhe deri tek një triumf, tani ndaj Dominique Kroti nga Italia. Duhet cekur se Nebihi është nipi i heroit të Kosovës, Nebih Meha dhe në ditën e ndeshjes legjenda shqiptare kishte ditlindjen e 108-të. “Kam qen shumë i motivuar se po at ditë kur u ndesha ka qen ditlindja e heroit Nebih Meha të cilin e kam mixhë, ku edhe triumfin ja dedikoj atij. Në vitin 2018 kam pas shumë suksese në boksin amator, pres ashtu të vazhdoj edhe më tutje”, tha Nebih Meha për “ArenaRing”. Në ditët në vazhdim agjencioni jonë do të zhvilloj edhe një intervistë ekskluzive me këtë djalosh, ku duhet cekur se përveq tij me sukses në boksin amator po paraqiten edhe dy vëllezërit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat