Joshua fut në sherr Furyn e Wilderin

Boksi

Joshua fut në sherr Furyn e Wilderin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:24
Joshua fut në sherr Furyn e Wilderin

Situata në peshën e rëndë në boks nuk është aspak e qartë, me 3 boksierë të pamposhtur që duan të duelojnë mes tyre, por në fund njëri do të mbetet pa rival. Barazimi në duelin mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury nuk i ka zgjidhur enigmat, përkundrazi, ka shtuar një alternativë tjetër: Revanshin mes dy boksierëve.

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i Anthony Joshua, ka konfirmuar sot se dëshira e britanikut është të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, çka do të thotë një duel ndaj Wilder. Por ofertë nuk ka marrë vetëm boksieri amerikan, por edhe Tyson Fury. Pra, Wilder dhe Fury kanë mbi tavolinë një ofertë për të dueluar ndaj Joshua, por edhe një dëshirë për të dueluar mes tyre, në revansh. Pra, do të jenë ata që do të vendosin fatin e dyte dhe të Joshua.

“Rivali i ardhshëm i Joshua mund të jetë Wilder, mund të jetë Fury. Mund të jetë fituesi i duelit mes Whyte e Chisora. Mund të jetë Usyk, mund të jetë Klitschko. Kemi shumë opsione, por një synim, të unifikojmë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Çka do të thotë që ne synojmë duelin me Wilder. Por edhe sfida me Fury do të ishte po kaq e rëndësishme. Të dy boksierët kanë ofertën tonë, për të dueluar me Joshua”, tha Eddie Hearn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat