U ndanë prej tradhëtisë, këngëtarja ia fal partnerit gjithçka?!

Bota e Yjeve

U ndanë prej tradhëtisë, këngëtarja ia fal partnerit gjithçka?!

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 10:41
Cardi B dhe partneri i saj këngëtari Offset

Ndarja e tyre ishte një prej ndarjeve të fundit më të bujshme për shkak të tradhëtisë që partneri i bëri këngëtares së njohur Cardi B. Por duket se gjithë tentativat e tij për falje, kujtojmë edhe faljen publike e surprizën në skenën e koncertit, ia kanë vlejtur.

Cardi B dhe partneri i saj këngëtari Offset janë parë teksa bënin pushime bashkë në Puerto Rico së bashku. Ata janë fotografuar teksa shijonin xhiro në det mbi një motor uji, i cili drejtohej nga reperi, e këngëtarja i qëndornte pas. Offset ndau me 10 milionë ndjekësit e tij në Instagram një video ndonëse u mundua të fshehë pamjen e Cardi B, e cila gjithashtu publikoi momente veshur me bikini të bardha, të njëjta me këto që mban veshur në fotot e shkrepura mbi motorin e ujit. Burimet i thanë TMZ se çifti dukej shumë i lumtur duke shijuar këto momente me njëri-tjetrin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat