Bebe Rexha dhe vëllai i saj me dashuri të madhe për kafshët

Bota e Yjeve

Bebe Rexha dhe vëllai i saj me dashuri të madhe për kafshët

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:38
Bebe Rexha

Këngëtarja shumë e dashur për miliona fansa, Bebe Rexha, vazhdon të jetë një prej personazheve më të diskutuar në media.

Ajo ndiqet nga plot shtatë milionë vetë në rrjetin social Instagram, në të cilin shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Bebe Rexha është vajza e dy prindërve: Flamur dhe Bukie, ndërsa ka edhe një vëlla, të quajtur Florent.

Me këtë të fundit, këngëtarja ka treguar se ruan një raport shumë special, dhe se është e lumtur që e ka në krah për çdo gjë që mund t’i nevojitet.

Motër e vëlla shpesh publikojnë imazhe në shoqëri të njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ndërsa kalojnë çaste të mira mes vete.

Ata kanë treguar se kanë një dashuri të madhe për kafshët shtëpiake, teksa secili prej tyre mban nga një qen në shtëpi.

Së fundmi, Bleta (emri i vërtet i këngëtares), dhe Florenti kanë pozuar së bashku për fundvit, me qentë e tyre në duar, duke treguar dashurinë e madhe që kanë për ta.

Madje, Bebe Rexha, qenushit të saj të cilin e quan Bear, i ka hapur edhe një llogari në rrjetin social Instagram, ku ndiqet nga mijëra persona.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat