Mbesa e ish-Presidentit mëkaton për Krishtlindje, nudo si Eva në pritje të Adamit (+18)

Bota e Yjeve

Mbesa e ish-Presidentit mëkaton për Krishtlindje, nudo si Eva në pritje të Adamit (+18)

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:57
Beniada Nishani

Beniada Nishani (Jakiç), e njohur si mbesa modele e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, vazhdon të bëjë bujë me pozat e saj të guximshme si modele në Itali.

Por, kësaj here provokimi i saj në prag Krishtlindjesh u ka bërë përshtypje të gjithë ndjekësve, pasi pozon e zhveshur nudo si Eva para mëkatit, në pritje të Adamit. Fotoja e realizuar nga Alberto Buzzanca ka shkaktuar shumë reagime, madje, mes së cilëve ka edhe nga ata që këto foto nudo po i shtyjnë “të vrasin veten”.

26- vjeçarja, e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali si “Le Iene”, po spikat me format e saj. Pasi ka qenë e përzgjedhura e revistës “GQ Italia” dhe ka pozuar për “Maxim” e “Playboy”, pak javë më parë ajo pushtoi sallonet e “Moto GP”- së për “Ducati”-n.

Ndërkohë që temperaturat po bien, Beniada i ka ngritur ato me fotot e reja ,duke u shndërruar së fundmi në imazhin nr.1 të pozave topless në Itali. Ajo sapo ka realizuar një set të ri fotosh me fotografin e njohur të pozave topless dhe nudo në Itali, Alberto Buzzanca. Beniada ka postuar njërën prej tyre, ku shfaqet e bërë njësh me rërën, ndërsa ka hequr reçipetat.

Nuk kanë munguar komentet e shumtë të ndjekësve italianë, të cilët e komplimentojnë për guximin që ajo ka. Nuk është hera e parë që modelja e lindur në Durrës pozon topless. Vitin e kaluar, ajo së bashku me mikeshën e saj, Ines Trocchia, u fotografuan topless në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike.

Por Beniada Nishani (Jakiç) është imazhi i ri në showbiz-in italian, pasi po tërheq vëmendjen jo vetëm si modele, por edhe dhe showgirl. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes së cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema.

Po si ndihet ajo kur pozon topless? “Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma, ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore, si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless”.

Ndërsa në lidhje me pasojat e kësaj fame si modele, ajo tregon se ka bërë për vete shumë fansa nga Italia. “E vërteta është që kam marrë lule pa emër nga disa adhurues shqiptarë. Unë do doja të dija emrat e personave që m’i kanë dërguar, së paku për t’i falënderuar ata! Por mesazhet më të bukura që më kanë dërguar janë nga gratë, nënat apo vajzat e reja që duan të ndjekin karrierë në fushën e modelimit”.

Ndërsa komenteve si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit dhe a ka ambicie politike, ajo iu përgjigjet: “Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh, qëndron gjithmonë një grua e madhe”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat