Luana Vjollca zbulon 4 të famshmit e showbiz-it botëror që i kanë bërë mesazh në “Instagram”

Bota e Yjeve

Luana Vjollca zbulon 4 të famshmit e showbiz-it botëror që i kanë bërë mesazh në “Instagram”

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:06
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, këtë të shtunë mori pjesë në një nga lojërat e zhvilluara në emisionin e saj “Shiko kush luan”.

“Ndaje ose pije” ishte loja ku moderatorja “u detyrua” nga stafi i saj që të tregonte për publikun diçka private që ajo nuk e ka thënë asnjëherë më parë.

Luana vendosi që të mos pinte, por surprizoi me deklaratën e saj. Moderatorja zbuloi se katër prej emrave më të njohur të showbizit-it botëror i dërgonin herë pas here mesazhe në rrjetin social “Instagram”.

Është fjala për dy reperët e famshëm Tayga e The Game si dhe dy DJ e njohur Calvin Harris dhe DJ Snake.

Luana nuk zbuloi asgjë më shumë rreth këtyre bisedave, por djemtë sigurisht nuk kanë aspak. Të gjithë tanimë jemi të vetëdijshëm se moderatorja është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat