Rivalet bëhen mike, 35-vjeçari merr me pushime ish-bashkëshorten dhe të dashurën

Bota e Yjeve

Rivalet bëhen mike, 35-vjeçari merr me pushime ish-bashkëshorten dhe të dashurën

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:12
Scott Disick, Kourtney Kardashian dhe Sofia Richie

Është periudhë festash, e zakonisht njerëzit qëndrojnë pranë familjes për të kaluar sa më bukur e dhuruar sa më shumë dashuri për njëri-tjetrin.

Kështu ka bërë edhe Scott Disick, i cili ka bashkuar familjen e tij. Këtë fundjavë, 35-vjeçari ka kaluar pushimet me tre fëmijët e tij, ish-bashkëshorten Kourtney Kardashian edhe të dashurën e re Sofia Richie.

Kourtney dhe modelja 20-vjeçare janë fotografuan së bashku nën shoqërinë e Disick. Nga fotografitë e publikuara në mediat e huaja, të dyja shfaqen teksa buzëqeshin dhe komunikojnë me njëra-tjetrën.

Mesa duket Disick ka vendosur që ish-bashkëshorten dhe të dashurën t’i bëjë mike.

“Jam shumë krenare. Kjo është dashuria. Fëmijët janë para çdo gjëje tjetër”, shkruan motra e Kourtney, Khloe në rrjetin social “Twitter”.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat