Brenda shtëpisë së Valbona Selimllarit, ish-missi shfaqet me të bijën duke…

Bota e Yjeve

Brenda shtëpisë së Valbona Selimllarit, ish-missi shfaqet me të bijën duke…

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 19:48
Valbona Selimllari

Familja e ish-miss Shqipërisë, Valbona Selimllari ka ngjallur gjithmonë kuriozitet te publiku, për faktin se ajo është munduar gjithnjë që ta mbajë larg syrit të publikut.

Por së fundmi ajo duket se ka ndryshuar mendim, pasi ka postuar foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me fëmijët.

Kësaj here ka qenë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ajo që ka publikuar një video të Selimllarit e cila shfaqet së bashku me të bijën që lexojnë në libër.

“#TakohemiPerNjeLiber ?? me Valbona Selimllarin qe i bashkohet me shume dashuri #LevizjesKombetarePerLexim ?

Faleminderit Valbone? qe beson fort se çdo çast leximi me femijet eshte me shume se sa nje faqe libri, eshte nje themel i forte qe i japim jetes se tyre!

T’u lexojme SOT qe te lexojne vete NESER ? ❤️”, shkruan Kumbaro bashkëngjitur me videon e postuar në “Facebook”.

Por ajo që bie në sy te kjo video është shtëpia e bukuroshes shqiptare. Valbona me të bijën janë ulur në një divan dhe pas tyre ndodhet pema e zbukuruar e Krishtlindjes që i ka dhënë atmosferë festash ambientit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat