Selena Gomez mbështet miken e saj Taylor Swift në mënyrën më të ëmbël

Bota e Yjeve

Selena Gomez mbështet miken e saj Taylor Swift në mënyrën më të ëmbël

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Selena Gomez

Selena Gomez dhe Taylor Swift kanë një miqësi të hershme me njëra-tjetrën. Shpesh kanë publikuar dedikime ose kanë festuar e mbështetur njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Miqësia e tyre konsiderohet si një nga më jetëgjatat në showbiz-in botëror. Së fundmi Selena është fotografuar në paparacët e veshur thjeshtë në Los Angeles.

Një nga gjërat që ra në sy ishte bluza e zezë që kishte veshur, e cila promovonte turin e mikeshës së saj.

Kujtojmë se Selena për shumë kohë u largua nga vëmendja mediatike për shkak të problemeve me shëndetin, ndërsa tani po i kushton rëndësi vetes dhe po shfaqet më shumë në rrugët e Los Angeles, duke treguar se çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat