Rita dhe Garfield në lidhje serioze?

Bota e Yjeve

Rita dhe Garfield në lidhje serioze?

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:46
Rita Ora dhe Andrew Garfield

Gjatë fundjavës, Rita Ora dhe Andrew Garfield u panë së bashku në Primrose Hill, Londër.

Në fotot e publikuara nga mediat britanike, të dy ata shihen ndërsa ecnin krah për krah në rrugë.

Një burim tha për tabloidin britanik “The Sun” se çifti po takohet shpesh dhe kjo mund të tregojë se ata janë në lidhje serioze.

“Ende është herët të thuhet, por ata pëlqejnë njëri-tjetrin dhe po shohin se çfarë do të ndodhë. Ata kanë një lidhje të vërtetë," pohon ai.

Ndryshe, Rita Ora së fundi ishte në lidhje me producentin e muzikës Andrew Watt, ndërsa Andrew Garfield ishte në lidhje me aktoren Susie Abromeit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat