Neymar godet me romancën e re, në krah të modeles bombastike

Bota e Yjeve

Neymar godet me romancën e re, në krah të modeles bombastike

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Mari Tavares

Neymar ka ndezur thashetheme të reja në lidhje me jetën e tij private, pasi u fotografua bashkë me një modele braziliane, Mari Tavares. Ylli i PSG ka qenë vetëm, që kur lidhja e tij e trazuar me partneren afatgjatë, Bruna Marquezine, përfundoi në tetor.

Duke përfituar nga fakti se Ligue 1 ka nisur pushimin dimëror, Neymar ka marrë pjesë në një ceremoni festive. Dhe, ndërsa po kalonte Krishtlindjen në Brazil, ai ushqeu thashethemet e një romance të re, pasi u fotografua së bashku me modelen 20-vjeçare në një “party”.

Bukuroshja bombastike është një përdoruese aktive e Instagram-it, ku shpesh tregon format e saj mahnitëse dhe tatuazhet për 175.000 ndjekësit në këtë rrjet social. 

Megjithëse çifti nuk është parë duke treguar shenja evidente dashurie me njëri-tjetrin, në Brazil, Tavares tashmë mendohet të jetë e dashura tjetër e Neymar.

Sulmuesi 26-vjeçar pati një raport sentimental me aktoren dhe modelen 23-vjeçare braziliane, Bruna Marquezine, për gjashtë vite, para se t’i jepte fund lidhjes në tetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat