“Pse nuk merr pjesë në festivale?”, Greta Koçi bën deklaratën e fortë: Nuk ka vlerësim të ndershëm, fituesi dihet…

Bota e Yjeve

“Pse nuk merr pjesë në festivale?”, Greta Koçi bën deklaratën e fortë: Nuk ka vlerësim të ndershëm, fituesi dihet…

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 14:21
Greta Koçi

Greta Koçi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo gjithashtu është edhe mjaft e ndjekur në llogarinë e saj në “Instagram, ku shpeshherë preferon që të bashkëbisedojë me fansat e saj.

Së fundmi, ajo u ka kërkuar ndjekësve se cila këngë e saj u pëlqen më shumë dhe pse. Teksa fansat kanë thënë këngët e preferuara të Gretës, një i ka kthyer përgjigje duke i bërë një pyetje.

“Unë kam një pyetje tjetër për ty. Përse nuk merr pjesë nëpër festivale??, i shkruan ndjekësja. Greta ia ka kthyer se në fakt nuk e sheh të ndershëm konkurrimin e shqiptarëve nëpër kompeticione.

“Së pari për, ju që i shihni festivalet janë argëtuese, por për ne që i kemi provuar është ‘strapacuese’. Gjithsesi mendoj se Shqipëria është ndër vendet e vetme ku bëhen ende festivale. Në botë bëhen ndarje çmimesh, vlerësim të këngëtarëve dhe hiteve të tyre gjatë një viti. Tek ne edhe kur tentohet të bëhet kjo, nuk ka vlerësim të ndershëm. Ka konjuktura, intriga… nuk bëhen festivalet dhe garat që fituesi të dihet që më përpara se cili do të jetë, se është miku i këtij, miku i atij… Në art s’ka miq, s’ka hatër. Në art ka konkurim të ndershëm dhe vlerësim, për të gjithë artistët që lodhen shumë për t’i dhënë muzikë të mirë këtij vendi”, i përgjigjet këngëtarja.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat