Alida: Ju tregoj incidentin që më ndodhi gjatë fotosesionit të fundit

Bota e Yjeve

Alida: Ju tregoj incidentin që më ndodhi gjatë fotosesionit të fundit

Më: 1 janar 2019 Në ora: 12:19
Alida Duka

Këngëtarja e njohur Alida Duka nuk ndalet, energjia e saj gjithnjë është në rritje e ata që nuk e njohin nga afër, me siguri habiten se nga e merr gjithë këtë energji për punën që bën.

Projekte të shumta që nuk ia kemi idenë, e së fundi ajo vjen edhe si një nëna-dimër superseksi përmes një fotosesioni të realizuar në Gjermani në një qendër tregtare atje e duke i lënë kështu gojëhapur gjithë të pranishmit që kanë ndodhur aty gjatë realizimit të fotosesionit.

Duke shpalosur linjat seksi dhe fizikun në formë, Alida në një bisedë për “Panorama plus” tregon se para se të fillojë të bëjë fotot për fundvit ka pasur një incident të këndshëm.

Image

“O Zot, atë ditë isha me vonesë për terminin që kisha lënë për të bërë fotot dhe duke shpejtuar të bëhem gati të nisem, më është thyer thoi i gishtit të mesit e më dilte gjak”, thekson kështu mes bisedës këngëtarja e njohur Duka, e cila në ato momente thotë se ka qenë shumë nën stres. “

Futem përballë te një restorant dhe u them, keni leukoplast? Ato kujtuan ndonjë gjë me pi (qesh), jo them leukoplast, nuk kuptuan, pasi që u hutuan kur më panë të veshur ashtu sepse menduan që do u jap ndonjë dhuratë jo të kërkoj ndonjë gjë (qesh)”, thekson mes tjerave këngëtarja Duka, e cila për fundvit ka sjellë këtë fotosesion të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat