Kthehet në krahët e lojtarit të Kombëtares, kush është vajza serbe që “çmend” mbrojtësin

Bota e Yjeve

Kthehet në krahët e lojtarit të Kombëtares, kush është vajza serbe që “çmend” mbrojtësin

Më: 7 janar 2019 Në ora: 16:00
Alisa Menkoviç dhe Berat Gjimshiti

Alisa Menkoviç është gjendur sërish në krahët e futbollistit të Kombëtares, Berat Gjimshiti. Modelja serbe ka qenë edhe më parë në një marrëdhënie me mbrojtësin e Atalantës në Seria A, por tashmë është kthyer përsëri te ai pas një viti e gjysmë tashmë.

Ajo ishte në një lidhje me një djalë tjetër më të cilin ajo kishte planifikuar edhe martesën. Por fatkeqësisht, ai ka rënë në burg dhe kjo ka sjellë nderjen nga modelja. Sipas mediave serbe, Gjimshiti dhe Alisa i kanë kaluar pushimet e vitit të ri në Dubait.

Për të përditshmen serbe “Kurir”, modelja ka rrëfyer gjithçka: “Rrjetet sociale ndonjëherë iu japin ndonjë kuptim tjetër disa gjërave. Unë dhe Berati kemi mbetur miq të mëdhenj dhe kështu do të jemi.”. Po e njëjta media shkruan më vonë se: “Pasi i dha fund lidhjes me një tjetër mashkull, Alisa kërceu menjëherë në përqafimin e dashurisë së vjetër. Modelja tërheqëse lundroi në një romancë me një djalë tjetër, i cili shpejt përfundoi pas hekurave.”

“Të dy kishin planifikuar për t’u martuar, por rënia në burg e djaloshit i ndryshoi planet. Alisa nuk i rezistoi tundimit të dashurisë së vjetër dhe u kthye së fundi tek futbollisti. Le të kujtojmë se Alisa dhe Berati u takuan në Zvicër. Marrëdhëniet e dobëta mes dy bashkësive etnike nuk i prekën ato në mënyrë të konsiderueshme.”

“Ata arritën ta ruanin dashurinë e tyre deri dy vite më parë, kur ranë në sytë e publikut për ndeshjet midis Shqipërisë dhe Serbisë, në kualifikimet për Kampionatin Europian të Francës. Mediat shqiptare e quajtën lidhjen e tyre si “dashuri të ndaluar”. Familja e Menkovic nuk e miratoi romancën e Alisa me shqiptarin”.- ka informuar “Kurir”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat