Dikton trendët e modës: Irina Shayk në veshje, në të cilën ende nuk e kemi parë!

Bota e Yjeve

Dikton trendët e modës: Irina Shayk në veshje, në të cilën ende nuk e kemi parë!

Më: 12 janar 2019 Në ora: 08:42
Irina Shayk dhe Bradley Cooper

Si duket manekinia në këtë moment është adhuruese e bartjes së palltos në evente

Supermodelja Irina Shayk nuk po pushon së ngazëllyeri me zgjedhje mode, qëkur ka filluar ta shoqërojë aktorin Bradley Cooper në ngjarjet lidhur me promovimin e filmit të tij “A Star Is Born”.

Si duket manekinia në këtë moment është adhuruese e veshjes së palltos në evente.

Pikërisht javën e kaluar ka pasur të veshur pallto Barberi në Festivalin e Filmit në Palm Springs, ndërsa në eventin e mbrëmshëm ka veshur pallto/fustanin Versace.

Pallton e ka kombinuar edhe me çantë lëkure dhe çizme me detaje të arta, po ashtu nga koleksioni i markës Versace.

Nuanca befasuese e ngjyrës së kuqe të palltos nga koleksioni për vitin 2019 në mënyrë të përsosur plotëson figurën e Irinës dhe tenin ngjyrë ulliri. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat