Keira Knightley: Është privilegj të jesh nënë, por është shumë vështirë të rritësh fëmijë - Bota Sot
Keira Knightley: Është privilegj të jesh nënë, por është shumë vështirë të rritësh fëmijë

Bota e Yjeve

Keira Knightley: Është privilegj të jesh nënë, por është shumë vështirë të rritësh fëmijë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 20:32
Keira Knightley

Keira Knightley është bërë nënë para tre vitesh, ndërsa tash ka folur haptas lidhur me vështirësitë e të qenit prind, duke rrëfyer se nuk është aspak lehtë të rritësh fëmijë.

Aktorja e famshme britanike luan rolin kryesor në filmin “Colette”, i bazuar në jetën e shkrimtares franceze, Sidonie-Gabrielle Colette dhe me këtë rast ka komentuar për mënyrën aktuale të jetesës në shoqëri.

“Jetojmë në një botë ku dominojnë meshkujt dhe më duket se kam përgjegjësi të ndihmoj në krijimin e një bote, ku femrat dhe meshkujt do të jenë të barabartë”, ka thënë 33-vjeçarja.

Image

Më tej, ajo ka folur edhe për përvojën e të qenit nënë duke thënë se është privilegj, mirëpo nuk është lehtë të kujdesesh për fëmijët.

“Mendoj se femrat nuk respektohen sa duhet për maratonën mendore dhe fizike nëpër të cilën kalojnë kur bëhen nëna”.

“Vij nga një vend ku nënat janë të privilegjuara. Kam mbështetjen e sistemit, ndërtoj karrierë dhe mund ta përballoj (edhe financiarisht) rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijës, mirëpo prapëseprapë e kam të vështirë”.

Image

“Është në rregull ta thuash dhe ta pranosh se nënat për çdo ditë luftojnë me mungesën e gjumit, ndryshimet hormonale dhe problemet të tjera të llojllojshme”, ka thënë Knightley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...