Vëllai i Meghan Markle arrestohet për vozitje në gjendje të dehur

Bota e Yjeve

Vëllai i Meghan Markle arrestohet për vozitje në gjendje të dehur

Më: 13 janar 2019 Në ora: 17:47
Meghan Markle dhe princi Harry

Thomas Wayne Markle Jr., gjysmëvëllai i Meghan Markle, është arrestuar në Oregon për vozitje në gjendje të dehur.

Policia ka njoftuar se ai kishte pasur sasi të ndaluar alkooli në organizmin e tij kur është arrestuar në orët e vona në qarkun Josephine në verilindje të shtetit amerikan, Oregon.

Autoritetet kanë thënë përmbajtja e alkoolit në gjakun e tij ka qenë 0.11 për qind, mbi limitin e lejuar (që është 0.08 për qind).

52-vjeçari nga Grants Pass është dërguar në një qendër detoksikimi dhe tash mbi të rëndon akuza për vozitje në gjendje të dehur.

Meghan Markle, një ish-aktore amerikane, në maj të viti të kaluar u martua me princin Harry dhe është bërë dukesha e Sussexit.

Image

Çifti është në pritje të fëmijës së parë, mirëpo emri i 37-vjeçares ka qarkulluar vazhdimisht në media, në veçanti për problemet e shumta të familjarëve të saj.

Ajo nuk ka raporte të mira me babanë e saj, Thomas Markle Sr., si edhe me fëmijët nga martesa e tij e parë.

Thomas Markle Sr. u martua me Roslyn Loveless në vitin 1964, me të cilën i ka dy fëmijë, Samantha (e lindur në vitin 1964) dhe Thomas Markle Jr. (i lindur në vitin 1966). Ata u ndanë në vitin 1975.

Në vitin 1979, ai u martua me Doria Ragland, me të cilën në vitin 1981 u bënë prindër të vajzës Rachel Meghan Markle (e njohur vetëm si Meghan Markle). Thomas dhe Doria u shkurorëzuan në vitin 1988. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat