Aktorja e njohur: Do rikthehesha në “Portokalli”, por me një kusht

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur: Do rikthehesha në “Portokalli”, por me një kusht

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:23
Rudina Dembacaj

Aktorja dhe moderatorja e njohur e emisionit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, ka qenë e ftuar së fundmi në “Thumb”, ku gjatë intervistës ajo ka folur për eksperiencën në “Portokalli”.

Në një moment, moderatoret e pyetën Rudinën nëse do të rikthehej në “Portokkali” po t’i bënin një ofertë që ajo të bëhej moderatore dhe aktore e programit.

“Tani jam producente, kam emisionin tim. Nuk do kthehesha mbrapa për të qenë prezantuese diku. Nëse do shkoja në “Portokalli” do pranoja  të shkoja me stafin tim, nëse do lëvizja diku do lëvizja me ata”, tha Dembacaj.

“Nëse brenda një spektakli unë do kisha rubrikën time edhe mund të lëvizja. Të lija diçka timen për të qenë mikëpritëse diku nuk do e bëja”, u shpreh Rudina.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat