Këngëtarja shqiptare prezanton fansat me “llasticën e vogël”, ja kush është ajo

Bota e Yjeve

Këngëtarja shqiptare prezanton fansat me “llasticën e vogël”, ja kush është ajo

Më: 15 janar 2019 Në ora: 17:28
Samanta Karavella

Mesa duket në rrjetet sociale është hapur sfida më e re për të publikuar fotografi nga fëmijëria. Një gjë e tillë vihet re nga VIP-at shqiptarë, ku disa nuk kanë ngurruar që të zbulojnë sesi dukeshin kur kanë qenë të vegjël.

Këngëtarja e njohur Samanta Karavella ka vendosur që fansat e saj t’i njohë edhe me Samantën e vogël.

Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të fëmijërisë, madje duke bërë edhe një komet për veten e saj duke u vetëquajtur “llastica e vogël”.

Në foton ku ajo është shumë e vogël, Samanta shfaqet me një buzëqeshje në fytyrë dhe me sy që i shkëlqejnë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat