“E dua dhunën, goditja me kokë e Zidanit më emocionuesja në futboll”, ish-pornostarja habit me deklaratën

Bota e Yjeve

“E dua dhunën, goditja me kokë e Zidanit më emocionuesja në futboll”, ish-pornostarja habit me deklaratën

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:35
Mia Kalifa

Mia Kalifa, ish-pornostarja libaneze, tanimë duket se është afruar shumë me botën e futbollit. Ajo së fundmi është parë në stadium duke ndjekur ndeshjen me Uest Ham dhe Arsenal. Në një intervistë për “Arsenal TV”, ajo ka folur mbi futbollin dhe futbollistët e saj të preferuar. Madje ajo nuk ka lënë pa përmendur dhe momentin më emocionues në futboll.

“Zinedine Zidane më pëlqen, sepse e dua dhunën. Goditja e tij me kokë e vitit 2006 në finalen e Botërorit kundër Materacit ishte gjëja më emocionuese që kam parë ndonjëherë në një lojë futbolli”, ka thënë ajo.

Ndërkohë e pyetur se ke zgjedh mes Zidan dhe Bekam, Mia i ka surprizuar të gjithë duke zgjedhur australianin e Hadërsfilldit, Aron Moi teksa e krahason me një basketbollist.

“Ai është Kaui Leonard i futbollit. Sillet sikur ai, është pak i turpshëm dhe i vështirë. E vështirë ta mbani mend, por është një djalë i mirë”.

Kalifa kujtojmë është një tifoze e londinezëve të Uest Hamit, pasi ka ndjekur filmin dedikuar huliganizmit në futboll i titulluar “Green Street Hooligans”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat