Rihanna hedh në gjyq babanë e saj, shfrytëzoi emrin e këngëtares për biznes

Bota e Yjeve

Rihanna hedh në gjyq babanë e saj, shfrytëzoi emrin e këngëtares për biznes

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:13
Rihanna

Këngëtarja e famshme Rihanna ka hedhur në gjyq babanë e saj, duke e akuzuar atë se shfrytëzoi emrin e saj për të zgjeruar biznesin e tij.

Padia është bërë në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku Rihanna pretendon se Ronald Fenty dhe partneri i tij i biznesit kanë thënë se këngëtarja është e lidhur me firmën e tyre, “Fenty Entertainment”.

BBC shkruan se deklarata e tyre ka mashtruar publikun si edhe ka dëmtuar markën e saj të kozmetikës “Fenty”. Ndërkohë “Fenty Entertainment” ende nuk ka komentuar mbi këtë padin.

Gjithashtu bëhet e ditur se Riri i ka kërkuar gjykatës që të pengojë firmën që të përdorë emrin “Fenty” për biznes.

Në padi thuhet se këngëtarja zotëron markën tregtare në SHBA për emrin “Fenty” dhe se ka dërguar kërkesë zyrtare për ndërprerjen e përdorimit të emrit.

“Të pandehurit vazhdojnë që të përdorin në mënyrë të rreme Rihannës për përfitime financiare dhe për të mashtruar publikun. Kjo sjellje dëmton jo vetëm paditësit por edhe publikun në përgjithësi, ndaj kërkojmë ndërhyrje gjyqësore”, shkruhet në padinë e Rihannës.

Sipas padisë, babi i këngëtares së famshme, Fenty, i cili ka një marrëdhënie të vështirë më vajzën e tij, e nisi biznesin në Kaliforni në vitin 2017 me partnerin e biznesit, Moses Perkins.

Ndërkohë në një njoftimin e faqes së internetit të firmës thuhet se kanë nisur në tetor të vitit 2018 një bashkëpunim me Rihannën, pavarësisht faktit se ajo nuk ishte e përfshirë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat