Edhe Rita Ora pranon sfidën “10 Years Challenge”, tregon dukjen e saj 10 vite më parë - Bota Sot
Edhe Rita Ora pranon sfidën “10 Years Challenge”, tregon dukjen e saj 10 vite më parë

Bota e Yjeve

Edhe Rita Ora pranon sfidën “10 Years Challenge”, tregon dukjen e saj 10 vite më parë

Më: 19 janar 2019 Në ora: 00:00
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar se për pak ditë do të nisë turneun e saj në Australi.

Ajo është shumë e entuziazmuar që do të performojë për fansat australianë, për të promovuar këngët e albumit të saj më të ri “Phoenix”.

Ndërkohë thuajse të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë njohur me sfidën “10 years Challenge”, e cila sfidon personazhet që të publikojnë një krahasim të fotografive të tanishme, me ato të 10 viteve më parë.

Image

Pasi një sfidë e tillë është pranuar nga emra shumë të njohur ndërkombëtar, kësaj sfide i është përgjigjur edhe Rita Ora.

Ajo ka publikuar në InstaStory një fotografi, duke krahasuar dukjen e saj në vitin 2009, duke e krahasuar me një nga fotografitë e sotme.

Këngëtarja shqiptare ka qenë një bionde bukuroshe në vitin 2009, teksa e tillë vazhdon të jetë edhe sot, ndonëse vazhdon të shfaqet më rrallë me kaçurrela siç bënte dikur.

Image

Përndryshe viti 2009, ishte pikërisht viti kur Ora nisi karrierën e saj drejt muzikës, teksa debutimin e pati në fund të vitit 2011 me këngën “Hot Right Now” në bashkëpunim me DJ Fresh, një hit që e ngjiti atë në majat e top listave në Britaninë e Madhe.

Rita këtë vit feston jubileun e 10 vjetorit të rrugëtimit të saj në muzikë, i cili është pasuar nga suksese të shumta duke marrë epitetin si një prej personazheve shqiptarë më të arritur në tregun internacional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...