Rita Ora duket atraktive në ngjyrën rozë, bën për vete fansat që në mëngjes

Bota e Yjeve

Rita Ora duket atraktive në ngjyrën rozë, bën për vete fansat që në mëngjes

Më: 19 janar 2019 Në ora: 12:45
Rita Ora

Rita Ora është një nga personazhet që di gjithmonë të fitojë vëmendjen e fansave të saj.

Këngëtarja e cila në nëntor të vitit të kaluar nxori në shitje albumin, është tani duke e promovuar atë në të gjitha shtetet.

Aktualisht, bukuroshja shqiptare ndodhet në Los Anxhelos të Kalifornisë, gjersa për pak ditë do të niset për në Australi, për turin e saj të koncerteve.

Ajo vazhdon të jetë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është çdo ditë aktive.

Së fundmi, Rita publikoi disa fotografi mjaft atraktive në rrjetin social Instagram, ku shfaqej plot stil e veshur me një fustan ngjyrë rozë.

Këngëtarja shqiptare ka realizuar disa intervista në Los Anxhelos, ku ka folur në përgjithësi rreth projekteve të saj të fundit.

Pas Australisë, Rita do të vazhdojë turin e saj në Azi. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat