Nuk ka më armiqësi ndërmjet Kim Kardashian dhe Taylor Swift - Bota Sot
Nuk ka më armiqësi ndërmjet Kim Kardashian dhe Taylor Swift

Bota e Yjeve

Nuk ka më armiqësi ndërmjet Kim Kardashian dhe Taylor Swift

Më: 19 janar 2019 Në ora: 23:37
Taylor Swift dhe Kim Kardashian

Kim Kardashian ka thënë se ka marrë fund zënka ndërmjet saj dhe këngëtares amerikane, Taylor Swift.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka pasur raporte armiqësore me autoren e hitit “Bad Blood” që nga viti 2016, mirëpo tash ka thënë se e ka tejkaluar gjithçka.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Watch What Happens Live, 38-vjeçarja ka thënë se të gjithë të përfshirët në këtë zënkë kanë vazhduar tutje dhe nuk ka më hatërmbejte.

Image

Nikoqiri Andy Cohen e ka pyetur: “Kim, ti dhe Taylor Swift – akoma në armiqësi me Taylorin, pas gjithë asaj që ka ndodhur”.

Ndërsa Kardashian u përgjigj: “Ka marrë fund. Mendoj se të gjithë kemi vazhduar tutje”.

Bukuroshja amerikane nuk është mjaftuar me kaq, por ka dashur t’ua bëjë më të sigurt fansave të saj dhe atyre të Swift se nuk ka më asnjë armiqësi mes tyre.

Image

Prandaj, në profilin e saj në Snapchat e ka publikuar një video, në të cilën shfaqej duke e dëgjuar këngën e Taylor, “Delicate”.

Burri i Kim, Kanye West, e kishte quajtur ‘bushtër’ Taylor Swiftin në këngën “Famous” dhe që atëherë, Kardashian kishte nisur një armiqësi publike me këngëtaren 29-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...