Dua Lipa po vjen si rokere, publikon imazhe të videokëngës së re

Bota e Yjeve

Dua Lipa po vjen si rokere, publikon imazhe të videokëngës së re

Më: 21 janar 2019 Në ora: 14:51
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë nuk do të ndalet edhe këtë vit kalendarik që të sjell këngë të reja për fansat dhe opinionin e gjerë.

Ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale që është duke punuar në një hit të ri që do ta shoqërojë me video të veçantë.

Image

Zeshkania ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa imazhe teksa shfaqet pak si rokere.

“Tre ditë deri tek kënga mjellma”, ka shkruar ndër të tjerash 22-vjeçarja që shihet tejet joshëse dhe seksi.

Kujtojmë se Dua udhëheq konkurrimin me katër nominime në dy kategori të Brit Awards – ‘Kënga më e mirë’ dhe ‘Videoklipi më i mirë’.

Image

Ndryshe, Lipa po punon edhe në albumin e dytë në karrierën e re muzikore dhe do të mbajë koncerte të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat