Rita Ora zbulon disa prapaskena të xhirimeve të reklamës të markës së këpucëve “Giuseppe Zanotti”

Bota e Yjeve

Rita Ora zbulon disa prapaskena të xhirimeve të reklamës të markës së këpucëve “Giuseppe Zanotti”

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:24
Rita Ora

Rita Ora gjatë ditës së djeshme ka zbuluar se ka ndërruar numrin e telefonit shkaku që nuk dëshiron të kenë qasje në të ish të dashurit.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me suksese edhe në këtë fillim vit duke punuar në projekte të reja në fushën e reklamës.

Ajo së fundi ka arritur marrëveshje me kompaninë italiane të këpucëve të kreatorit, Giuseppe Zanotti.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë bukuroshja jonë përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka shpërndarë edhe disa video të bëra gjatë xhirimeve.

“Mezi po që të festoj me Giuseppe Zanotti javën e ardhshme në Los Angeles me koleksionin tonë dhe gjithë xhirimet e mahnitshme që bëmë. Këtu janë prapaskenat për ju”, ka shkruar ajo.

Theksojmë se edhe në të kaluarën 28-vjeçarja ka qenë fytyrë e markave botërore duke përfshirë Coca Colan.

Ndryshe, Rita është duke shijuar sukseset e albumit të ri, “Phoenix”, dhe ka planifikuar disa koncerte të ndryshme anembanë botës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat