Robert Pattinson zhgënjen me dukjen në mbrëmjen e shtëpisë së modës, “Dior”

Bota e Yjeve

Robert Pattinson zhgënjen me dukjen në mbrëmjen e shtëpisë së modës, “Dior”

Më: 21 janar 2019 Në ora: 17:28
Robert Pattinson

Robert Pattinson, i cili u bë i famshëm në saje të rolit të një vampiri te saga “Twilight”, zhgënjeu fansat duke ndryshuar imazhin.

Ai u konsiderua si një nga aktorët më të dashur në botë, por tani ka befasuar për të keq me dukjen e re.

Në shfaqjen e shtëpisë së modës “Dior”, aktori 32-vjeçar kishte veshur një pallto para-dimensionale që u krahasua me një batanije të madhe.

Menjëherë pas kësaj shfaqje, krahasimet filluan me Luke Skywalker e filmit të famshëm “Star Wars”.

Dhe jo vetëm veshja e Robertit tërhoqi vëmendjen, por edhe stili i pazakontë i flokëve, por gjithashtu edhe një pamje shumë e ashpër.

Theksojmë se muaj më parë aktori ishte i përfolur për një lidhje me Suki Waterhousen, të cilën gjë e ka mohuar edhe pse imazhet flasin të kundërtën.

Ndryshe, Pattinson është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet e mëdha të kinemave botërore. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat