“S’ka dashni” është bashkëpunimi i tyre i parë, e pas publikimit të këngës, Keisi Medini dhe Seldi Qalliu janë bërë kryefjala e mediave rozë.
Mes tyre është vënë re një afrimitet i madh kur janë shfaqur me njëri-tjetrin, e si pasojë është aluduar se ata kanë nisur një lidhje dashurie.
Por gjatë një interviste Keisi mohoi të ishte e lidhur me Seldin, madje e quajti atë vëlla dhe përmendi faktin se ishin rritur së bashku.
Ndërkohë ditën e sotme ka reaguar edhe Seldi. Ky i fundit ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku shkruan “Single boy”, duke hedhur poshtë të gjitha fjalët se ai dhe Keisi janë të lidhur.