Sfida e re e rrjetit, yjet pozojnë me frutat si bikini

Bota e Yjeve

Sfida e re e rrjetit, yjet pozojnë me frutat si bikini

Më: 23 janar 2019 Në ora: 13:51
Përdoruesit e mediave sociale përqafuan kreativitetin e Caroline, me 111,000 njerëz që pëlqyen foton.

Një trend i ri postiqesh ka “pushtuar” Instagramin, teksa yjet e showbizit i kanë veshur udhëtimeve të tyre shije frutash.

Pushimet e dimrit të Caroline Flack dhe Sophie Kasaei tregojnë qartë se bikinit janë hedhur tutje për t’i lënë vendin frutave si aksesorët që mbulojnë asetet e tyre.

Duket se kjo risi është kthyer në një mani të çmendur si çdo sfidë në rrjet. Ish yjet e “Love Island” kanë ndezur rrjetin me këtë paraqitje të re nga Koh Chang, Tajlandë.

Prezantuesja Caroline Flack tregoi trupin e saj të “bronzuar” duke mbuluar me dy arrë kokosi  gjoksin e saj bombastik.

Përdoruesit e mediave sociale përqafuan kreativitetin e Caroline, me 111,000 njerëz që pëlqyen foton.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat