Fansat po presin këngën e Norës dhe Erës, menaxheri jep lajmin e papritur

Bota e Yjeve

Fansat po presin këngën e Norës dhe Erës, menaxheri jep lajmin e papritur

Më: 23 janar 2019 Në ora: 19:31
Era Istrefi

Ka disa ditë që fansat e dy këngëtareve të njohura Nora dhe Era Istrefi, po presin me padurim publikimin e bashkëpunimit të tyre të parë.

Nga postimet e dy motrave në profilet e tyre në rrjetet sociale, vihet re se xhirimet kanë nisur. Madje ato kanë zbuluar edhe se si do të jetë pamja e tyre në klip, ku Era shfaqet e veshur me të bardha, ndërsa Nora me të zeza.

E teksa të gjithë po presin që kënga të publikohet, menaxheri i Norës, Drilon Furra ka postuar disa foto të tyre duke njoftuar se bashkëpunimi do të vijë së shpejti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat