Kur Bebe Rexha pozonte para aparatit të Fadil Berishës - Bota Sot
Kur Bebe Rexha pozonte para aparatit të Fadil Berishës

Bota e Yjeve

Kur Bebe Rexha pozonte para aparatit të Fadil Berishës

Më: 24 janar 2019 Në ora: 13:17
Bebe Rexha

Këngëtarja me renome botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona njerëz anë e mbanë globit për këngët e saj.

Ajo e ka nisur karrierën shumë e re, gjersa debutimin më të suksesshëm e pati në vitin 2014 si kompozitore e këngës “The Monster” të këngëtarëve Rihanna dhe Eminem.

Në po të njëjtin vit, ajo nxjerr në treg klipin e saj “I can’t stop drinking about you”, me të cilin dalë nga dalë ngjitet majave të top listave ndërkombëtare.

Në atë kohë, Bebe Rexha kishte pozuar edhe për fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha, i cili jeton dhe vepron në New York.

Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një imazh të këngëtares shqiptare me famë botërore, të realizuar në fillimet e saj.

Aso kohe, Bebe Rexha i mbante flokët në ngjyrën e saj origjinale, teksa me kalimin e viteve u shndërrua në bionde.

Tani, ajo numëron plot hite e bashkëpunime të suksesshme në Amerikë, gjersa për herë të parë këtë vit, ajo është nominuar për dy çmime “Grammy”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...