Fiori Dardha rrëfen kalvarin e vuajtjeve të nënës së saj me sëmundjen e rëndë: Mos lejoni…

Bota e Yjeve

Fiori Dardha rrëfen kalvarin e vuajtjeve të nënës së saj me sëmundjen e rëndë: Mos lejoni…

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:28
Fiori Dardha

Një ditë më parë, moderatorja e njohur Fiori Dardha iu dha mundësinë ndjekësve të saj në “Instagram” që t’i drejtonin pyetje të ndryshme rreth jetës së saj.

Një fans e pyeti moderatoren rreh shëndetit të së ëmës. “Si e keni kaluar periudhën e vështirë me nënën, si gjenit forca motivuese? Jam në të njëjtën situatë!”,  shkruan një nga ndjekësit në “Instastory”.

“Më vjen shumë keq dhe uroj të shkojë çdo gjë mirë. Të shembet bota kur mëson se nëna jote vuan nga një sëmundje e rëndë, por mos harro që ajo ka nevojë për ty! Me shumë kurajo, me përkushtimin e mjekëve dhe me besimin në zot këto sfida bëhen më të lehta!”, i përgjigjet Fiori.

Moderatorja gjithashtu ka edhe një këshillë të vlefshme për këdo! Ajo bën thirrje që askush mos ta bëjë sëmundjen pjesë të bisedave, por ta injorojë sa më shumë atë.

“Mos e bëni sëmundjen pjesë të bisedave tuaja. Mos lejoni t’ju shkatërrojë ditët! Injorojeni sa më shumë! Të shkuara!”, e përfundon përgjigjen e saj Fiori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat