Miliona njerëz zgjodhën të pasmet e kësaj gruaje më të mirat në Brazil

Bota e Yjeve

Miliona njerëz zgjodhën të pasmet e kësaj gruaje më të mirat në Brazil

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:22
Suzy Cortez

Njihuni me Suzy Cortez, gruaja me të pasmet më të mira në Brazil, apo ndoshta në botë.

Gara e pestë vjetore për bukurinë e të pasmeve kishte natën finale mbrëmë, me Cortez e cila ia doli të siguronte titullin “Miss BumBum”. 

Shumë gra erdhën nga i gjithë Brazili për të marrë pjesë në garën për “gjykimin e të pasmeve” – me 15 finaliste që dolën në fund, nga 500 pjesëmarrëset.

Sipas The Mirror, Cortez mposhti gjithë kundërshtaret e saja për ta marrë titullin e këtij viti. Pas garës, Suzy tha:

“Kam qenë duke u përgatitur për këtë gjatë katër muajve të fundit. Gjithmonë kam dashur ta fitoj këtë garë. Këtë çmim ia dedikoj krejtësisht vetes. Bëra dietë dhe ushtrova fort”.

Ato që morën pjesë u deshën të dëshmojnë se nuk kanë bërë operacion plastik ose nuk kanë përdorur ndonjë produkt kimik në të pasmet e tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat