A ka nisur Cheryl një lidhje të re dashurie?

Bota e Yjeve

A ka nisur Cheryl një lidhje të re dashurie?

Më: 29 janar 2019 Në ora: 15:26
Cheryl

Kur Cheryl e shpërndau një fotografi në Instagram, të dielën, duket se nuk e kishte idenë se fansat e saj do ta kishin gjithë vëmendjen në detajet.

Derisa këngëtarja e “Love Made Me Do It” ka pozuar para disa pasqyrave të mëdha, ndjekësit e saj shumë shpejt e vërejtën një burrë me këmishë, që reflektohej në prapavijën e pasqyrës.

Menjëherë komentuesit, mes fjalëve se sa bukur dukej ajo, filluan të pyesnin për “burrin misterioz”.

“Kush është ai që shihet në prapaskenë?”, ka pyetur njëri nga ta derisa shumë kanë menduar se Cheryl tashmë është në një lidhje dashurie.

Jeta romantike e Cheryl ka qenë së fundi temë shumë e përfolur në media por kënëgtarja ka sqaruar të gjitha spekulimet e muajve të fundit në një intervistë për MailOnline.

Ajo ka shpjeguar se nuk ka nisur një romancë të re dhe ka hequr dorë nga dashuria.

Cheryl, në muajin korrik, është ndarë nga ylli i One Direction, Liam Payne me të cilin ishte në lidhje për dy vjet.

Ata vazhdojnë megjithatë të kujdesen dhe ta rrisin së bashku djalin e tyre dyvjeçar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat