Pse Meghan Markle i fsheh duart në xhepa, flet eksperti i gjuhës së trupit

Bota e Yjeve

Pse Meghan Markle i fsheh duart në xhepa, flet eksperti i gjuhës së trupit

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:44
Meghan Markle dhe Princ Harry

Nuk është sekret se tradita mbretërore dikton shumë nga ajo që Meghan Markle mund dhe nuk mund të bëjë, dhe kjo për faktin se çdo dalje e saj në publik gjithmonë shkakton polemika

Por, këtë herë, zgjedhja e 37 vjeçares nuk është rezultat i traditës mbretërore, por një mesazh që tregon diçka më të thellë, sipas një eksperti të gjuhës trupore.

Në një intervistë me revitën OK!, Judi James, një ekspert në gjuhën trupore dhe autor i librit The Body Language Bible, shpjegoi pse dukesha e Sussex pothuajse shihet gjithmonë me duart e fshehura në xhepat e saj.

Sipas James, vendimi i Markle për të vënë duart në xhepat e saj sinjalizon një dëshirë për të fshehur dhe minimizuar pamjen e dikujt.

“Arsyeja klasike për këtë gjest shumë të zakonshëm është se ajo sinjalizon një dëshirë subkoshience për t’u fshehur, sidomos kur duart janë futur thellë në xhepa”, tha James.

Rregullat e kodit mbretëror të rrobave që nuk njihni

Gjithashtu, shprehja e Markle-it për mbajtjen e duarve në xhepat e saj sugjeron një problem të zakonshëm që shumica prej nesh kemi me dorën e lirë, kur në tjetrën mbajmë një send apo kuletë.

Në vend që ta mbështesë atë si një grua fisnike, Markle mban dorën e saj të lirë në xhep për të shmangur pamjen e vështirë në foto.

“Kjo gjithashtu ndihmon të kapërcejmë problemin e përbashkët që shumica prej nesh vuajnë, kur dimë se njerëzit po na shohin”, përfundoi James.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat