Era Istrefi shfaqet atraktive mbi ‘Lamborghini’, publikon pamje nga klipi i ri

Bota e Yjeve

Era Istrefi shfaqet atraktive mbi ‘Lamborghini’, publikon pamje nga klipi i ri

Më: 29 janar 2019 Në ora: 22:58
Era Istrefi

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, është duke përgatitur një projekt të ri muzikor për tregun ndërkombëtar.

Ajo ka udhëtuar në Los Angeles, ku ka kryer xhirimet e klipit më të ri, që do të vijë shumë shpejt për fansat e saj.

Bëhet fjalë për një këngë në anglisht, në klipin e së cilës, Istrefi do të shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese.

Së fundmi, Era publikoi në rrjetin social Instagram një video të shkurtër, ku shfaqej në një nga skenat e klipit të ri.

Këngëtarja shqiptare shfaqet mbi një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’, ndërsa duket mjaft me stil e veshur me ngjyrë të artë.

Në dorë ajo mban një tharëse, e cila nxjerr letra në formë parash, për ta bërë edhe më interesant klipin e ri të saj.

Nga pamjet, duket se performanca e artistes do të jetë mjaft e veçantë, teksa krahas këtij projekti për tregun e huaj, ajo do të sjellë edhe një duet tjetër në shqip me motrën e saj Norën. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat