Një ditë pas intervistës në “Top Channel”, Alesia Bamin e zëvendësojnë me një tjetër te “Stop"

Bota e Yjeve

Një ditë pas intervistës në “Top Channel”, Alesia Bamin e zëvendësojnë me një tjetër te “Stop"

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:46
Alesia Bami

Ajo është një ndër personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Është fjala për modelen e njohur Alesia Bami, të cilën prej kohësh e kemi parë në performancat e saj si velinë në emisionin “Stop” në televizionin “Klan”.

Por mbrëmjen e kaluar, balerina bukuroshe nuk ishte krah Saimir Kodrës. Në vend të saj u shfaq Gloria Meshi, gjithashtu balerinë e modele.

Por cila është arsyeja që Alesia u largua nga ekrani i televizionit në fjalë? Dy ditë më parë ajo ishte e ftuar emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.

E pyetur nga moderatorja e emisionit, se cila është ëndrra e modeles, ajo u përgjigj duke qeshur: “Pas baletit, aktrimi ka qenë një ëndërr për mua! Më pëlqen kinematografia që në vendin tonë nuk është shumë e zhvilluar, por mendoj që në qoftë se do jetë primare për mua, do iki!”.

Nga kjo intervistë, Alesia la të kuptohet se që t’i përkushtohet aktrimit. Por a është kjo arsyeja e vërtetë pse nuk u shfaq mbrëmjen e kaluar në “Stop”?

E teksa nuk dihet ende nëse ky zëvendësim është i përhershëm apo i përkohshëm, Alesia ka reaguar me disa postime në “Instastory”.

Ajo ka postuar disa foto dhe video, në njërën prej të cilave shfaqet me një gotë verë në dorë, në një ambient me pishinë, ku duket se po shijon gjithçka.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat