Është 70 vjeçe, por tregon sa gjysma… Ja sekreti i saj për një rini të përjetshme

Bota e Yjeve

Është 70 vjeçe, por tregon sa gjysma… Ja sekreti i saj për një rini të përjetshme

Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:19
Norma Williams

Ajo tashmë ka festuar ditëlindjen e saj të 70-të, por kjo grua me emrin Norma Williams nuk tregon aspak për moshën që ka. Pamja rinore dhe fiziku i saj e bëjnë atë të duket si një vajzë. Kjo bën që ajo të ndihet mirë dhe të jetë në momentin më të mirë të jetës së saj.

Por cili është sekreti i kësaj gruaje? A e keni gjetur vërtet eliksirin e rinisë?

Norma është një grua angleze, e cila e ka braktisur Britaninë me shi për të shkuar në Umbri, që pas daljes në pension. Prej 27 vitesh ajo është e martuar me burrin e saj Laurie, i cili është 10-vjet më i vjetër se ajo, pra aktualisht është 80 vjeç.

Në një foto të postuar në rrjetet e saj sociale Norma shkruan: “Mosha është një shtet i mendjes. Unë nuk jetoj në atë shtet. Unë jetoj në Itali, vendin e bukurisë, modës, diellit, ushqimit të mirë dhe verërave!”.

Norma thotë se për të qenë e bukur, nuk është e nevojshme të kemi përmasat e një modeleje. Gjëja e rëndësishme është të jesh e zgjuar. Forma e saj e shkëlqyer është rezultat i kujdesit ekstrem të trupit. Norma ushtrohet çdo ditë, e ka filluar këtë që kur ishte 20 vjeçe. Ajo e dashuron ecjen dhe kjo gjë e ndihmon të mbaj nën kontroll peshën.

Norma ndjek një dietë të shëndetshme dhe të balancuar, por nuk privohet. I pëlqen mëngjesi i rrëmujshëm, pi dy kapuçino dhe ha një pastë. Dhe nuk lë mënjanë frutat, sidomos ajo sezonale.

Darka e saj zakonisht përbëhet nga proteina dhe perime: karota, brokoli, fasule, kërpudha të gatuara në salcë soje, vaj ulliri, fara, boronica ose arra.

Pjata e saj e preferuar është spageti gruri, i shoqëruar nga perime dhe vaj ulliri, të cilin e adhuron. Por nuk mungojnë biskotat e saj dietike, çokollata apo sallata me kos grek, mjaltë dhe arra. Gjëja e çuditshme është se ajo pi verë të kuqe çdo natë, por kurrë nuk pi para orës 19:00.

Pra, këto janë sekretet e rinisë së kësaj gruaje 70-vjeçare, e cila falë stilit të shëndetshme të jetesës dhe vitalitetit të saj, tregon shumë më pak. Kush nuk do të donte të dukej si ajo në moshën 70 vjeçare? 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat