Këngëtarja e njohur shqiptare paska marrë pjesë në “X Factor Greqi”: Më dridheshin këmbët…

Bota e Yjeve

Këngëtarja e njohur shqiptare paska marrë pjesë në “X Factor Greqi”: Më dridheshin këmbët…

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 10:38
Anxhela Peristeri

E dinit se këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka marrë pjesë n ë spektaklin shumë të ndjekur “X Factor” në Greqi?

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”.

Ajo ka zbuluar se e ka provuar fatin 11 vite më prë, ndërsa e kujton konkurrimin si një moment mjaft emocionues gjatë së cilit i dridheshin këmbët pasi nuk dinte as gjuhën greke.

Image

“Para 11 vjetësh në X Factor Greece provova fatin! Sa isha ngritur nga gjumi me dhunë nga shoqja ime e ngushtë Rafaela. Më dridheshin këmbët se sdija mirë as gjuhën! Rrugëtimi im artistik ka qenë i mbushur me sakrifica, mund shumë’, punë dhe asnjëherë lodhje”, deklaron Peristeri e cila ka publikuar një video nga konkurrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat