Meghan Markle la disa mesazhe në banane për punonjësit e seksit: Jeni të forta…

Bota e Yjeve

Meghan Markle la disa mesazhe në banane për punonjësit e seksit: Jeni të forta…

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 13:14
Meghan Markle dhe Princ Harry

Këtë të premte, Dukesha e Sussex Meghan Markle ishte në një vizitë të paparalajmëruar në një organizatë bamirësie së bashku me bashkëshortin e saj, Princ Harry.

Gjatë kësaj vizite, Meghan ka shkruar mesazhe mbështetëse dhe fuqidhënëse për punonjëset e seksit.

Në disa banane, Markle shkruante: “Ju jeni të veçanta, ju jeni të forta, ju jeni të zgjuara”, ndërsa përgatiti pako ushqimore për gratë.

Image
Image

Mediat e huaja shkruajnë se Meghan vizitoi organizatën “One25” që ndihmon gratë të çlirohen nga puna seksuale dhe varësia gjatë një turneu në Bristol në Anglinë jugperëndimore.

Meghan pasi la mesazhet në banane i shpjegoi stafit nga i lindi ideja.  “E kam parë këtë projekt diku në SHBA. Gjatë kohës së drekës në shkollë në bananet që iu shpërndaheshin nxënësve shkruhej një shprehje ose diçka që i bënte fëmijët të ndiheshin të fuqishëm”, tha Dukesha e Sussex.

Ndërkohë në një postim në “Twitter”, organizata falënderoi çiftin mbretëror për vizitën. “Çfarë nderi i madh që na vizituat. Jemi shumë të lumtur”, thuhej në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat