Xhesika Ndoja zhvishet në bregdet në mes të janarit, meshkujt i vënë re ndryshimet në pamje - Bota Sot
Xhesika Ndoja zhvishet në bregdet në mes të janarit, meshkujt i vënë re ndryshimet në pamje

Bota e Yjeve

Xhesika Ndoja zhvishet në bregdet në mes të janarit, meshkujt i vënë re ndryshimet në pamje

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:00
Xhesika Ndoja

“A më duket mua apo erdhi vera?!”, ishte diçitura që Xhesika Ndoja u bëri disa fotove të reja artistike, që kishte realizuar në breg të detit, ku nga stina e dimrit mbante veshur vetëm një xhup në ngjyrën platin.

Duket se qëllimi i këtyre fotove, ku pozon e zhveshur në mes të janarit, ishte një tatoo gjigante në këmbën e majtë, pikërisht një trëndafil i kuq. Për këtë ndryshim të ri në pamjen e saj, ajo kërkoi mendimin e ndjekësve, nëse i shkonte apo jo. Dhe padyshim nuk munguan komentet komplimentuese, ndërsa disa djem i evidentuan ndryshime të tjera në pamjen e saj, që, sipas tyre, “tashmë, dukej e gjitha plastikë”.

Vetë Xhesika ka vendosur t’i injorojë këto komente, duke mos marrë mundimin t’u përgjigjej, pasi, për momentin, asaj i intereson vetëm tatuazhi i ri. Duket se pikturat në trup janë kthyer në një pasion për Xhesikën, duke u nisur nga fakti që as një vit më parë ajo pikturoi një thënie të gjatë filozofike në trupin e saj.

“Një libër është një histori për mendjen. Një këngë është një histori për shpirtin”, ishte pikërisht shprehja filozofike që këngëtarja ka dashur që ta ketë në trupin e saj.

Në këto foto, ajo shfaq anën e saj ekstravagante, ndryshe nga tre muaj më parë, ku realizoi një set fotosh sensuale në stilin e sekssimbolit amerikan të viteve ’50, Marilyn Monroe. Fotot e realizuara në Prizren nga Senad Hallaqi u paraprinin projekteve të reja muzikore, të cilat ajo ende nuk i ka publikuar.

Ky projekt i ri me të njëjtin fotograf erdhi fiks një vit pasi realizoi setin transgresiv, që i parapriu projektit me titullin “69”. Në një nga momentet e klipit, ajo shfaqej e ulur në një shtrat martesor, por në vend të ndonjë mashkulli, pranë saj shiheshin dy femra me veshje seksi.

Vetë Xhesika me stilin e saj dukej si një aktore e kinemasë së nxehtë, nëse i referohemi dhe konteksit të titullit të këngës “69”, një nga stilet e Kamasutrës. Siç duket, Xhesika kishte vendosur të eksperimentonte me këto stile në biznesin e muzikës, duke i sjellë një nga një në projektet e saj të nxehta.

Kujtojmë që emri më i komentuar në tregun muzikor jo vetëm për fotot hot në rrjetet sociale, por edhe për propozimet që ka marrë nga njerëz të rëndësishëm, u bë e njohur me klipin me titull “Kamasutra”, e më pas me duetin “Shoqe bitch” me Kallashin. Para ca kohësh, ajo u komentua në portale për faktin së bëri një postim në “Instastory”, ndërsa ishte duke numëruar tufat me euro. Nuk munguan komentuesit me pyetjet e tyre se si i siguron gjithë këto para.

Por për të gjithë, Xhesika kishte si sqarim ironik se, në fakt, po numëronte eurot për t’ia dhënë borxh deputetit, nisur nga një histori e vjetër, ku u përfol në media për propozimin që i kishte bërë një deputet i Kuvendit. Ndërkohë që deri tani nuk ka dhënë ndonjë lajm për një mashkull të ri në jetën e saj, nuk dihet nëse këto foto të reja i paparaprijnë projektit më të ri muzikor, që u tha se do ishte një duet me një femër.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...