Dua Lipa në versionin animacion

Bota e Yjeve

Dua Lipa në versionin animacion

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:18
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, pati një paraqitje të veçantë në promovimin e filmit “Alita: Battle Angel”, në Londër.

Shqiptarja është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi “Swan Song”, që njëherësh është edhe kënga e saj e fundit.

Ky film po jepet premierë sonte (e martë) edhe në Los Angeles, ku Dua gjithashtu do të jetë prezente.

Pak orë para se kjo premierë të jepet, këngëtarja shqiptare nuk ka hezituar të ndajë me fansat disa imazhe speciale, të cilat i mori dhuratë nga një artist i animacioneve.

Bëhet fjalë për konvertimin e Duas në animacion, në disa prej skenat e klipeve “Swan Song” dhe “Electricity”.

“Faleminderit @diegojaramillo8, për këto redaktime të bukura! Kënga “Swan Song” ka goditur me 12 milionë shikime! E emocionuar për premierën e “Alita” sonte në LA”, ka shkruar Lipa në Instagram.

“Alita: Battle Ange” shënon projekti i parë filmik në të cilin artistja shqiptare merr pjesë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat