Ylli i kopertinave, nga modele që fitonte 1 milionë dollarë në vit, përfundon e pastrehë!!

Bota e Yjeve

Ylli i kopertinave, nga modele që fitonte 1 milionë dollarë në vit, përfundon e pastrehë!!

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 21:28
Nastasia Urbano

Në kulmin e karrierës së saj bënte 1 milionë dollarë në vit, por sot është e pastrehë dhe jeton rrugëve të Barcelonës. Nastasia Urbano, 57, ka qenë një emër i njohur në kohën e supermodeleve si Linda Evangelista, ka qenë fytyra e parfumit ikonë të  Yves Saint Lauren,  Opium dhe darkonte me Jack Nicholson e  Andy Warhol .

Jeta e saj ama, mori një kthesë të tmerrshme, ndryshe nga ajo e kolegeve të veta.

Në moshën 20 vjeçare, fytyra e bukuroshes spanjolle mbulonte kopertinat e revistave si Vogue në Europë, dhe më pas u zhvendos në Nju Jork ku firmosi me agjensinë e famshme të modeleve, Ford. Kisha gjithcka, jetoja si mbretëreshë, kujton ajo.

Por jeta i ndryshoi kur takoi njeriun që do të bëhej bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj. Ai kishte arritur tia merrte të gjitha paratë , duke e lënë në një gjendje të mjerueshme dhe ajo përfundoi e dëbuar nga disa shtëpi, sepse nuk kishte mundësi t`i paguante!!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat