Cardi B në kopertinën e Harper’s Bazaar, realizon sesion unik fotografik

Bota e Yjeve

Cardi B në kopertinën e Harper’s Bazaar, realizon sesion unik fotografik

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:32
Cardi B

Cardi B po e jeton ëndrrën e saj.

Reperja e nominuar për Grammy është protagonistja e edicionit më të ri të revistës së njohur, Harper’s Bazaar.

Në sesionin unik me fotografin Mariano Vivanco, Bardi frymon flakë në një fustan të kuq nga Balenciaga teksa transformohet në një hirushe të ditëve moderne falë disenjatores Vera Wang.

Ajo po ashtu i ka flokët e lëshuar një bukuroshe e vërtetë e filmave teksa shkëlqen në fustanin e Dolce & Gabanna në foton tjetër.

“Ndihem si në ëndërr dhe unë jam princesha. Njerëzit tjerë duan të më sabotojnë”, u shpreh Cardi.

“Nuk mendoj se është lidhje që shkëputet. Të bashkohemi? Kush e di? Kurrë nuk i dihet dhe nuk mund të thuani asgjë kurrë në jetë”, potencio Cardi rreth raportit të saj me bashkëshortin e ndarë, Offset.

Cardi B foli edhe për prezencën e reduktuar të saj në rrjetet sociale.

“Unë e kam parë se sa herë përgjigjeni, ju bëni më keq, kështu që e kam tejkaluar. Thjesht e kam tejkaluar. Nuk kam nevojë për atë dhe ndonjherë më sjell kaos në tru. Unë mund të qëndroj larg prej rrjeteve sociale. Së paku kam provuar”, u shpreh Cardi.

Bukuroshja pritet të jetë prezente dhe të jetë një prej performueseve në ceremoninë e Grammy. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat