Blogerja shqiptare rrëfen fillimin e vështirë në Amerikë: Më tallnin se mbaja era djersë

Bota e Yjeve

Blogerja shqiptare rrëfen fillimin e vështirë në Amerikë: Më tallnin se mbaja era djersë

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 07:15
Egreis Gjergjani

Egreis Gjergjani është një nga blogeret shqiptare më të famshme.

Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një biznesmene e zonja.

Blogerja e njohur numëron me mijëra ndjekës në llogarinë e saj në “Instagram”, ku së fundmi ka rrëfyer në një video se për të ka qenë shumë i vështirë fillimi në Amerikë.

Image

Egreis ka zbuluar se e tallnin pasi mbante era djersë dhe për këtë ajo shpjegon se ishte thjesht ndryshimi i kulturës së vendit të saj me Amerikën.

“Nëse takoni dikë në universitet dhe vjen erë, ju duhet të dini diçka. Në kultura dhe vende të ndryshme nuk mësohet përdorimi i deodorantit. Unë jam rritur në Shqipëri dhe deodoranti nuk ishte diçka që e përdornim kur isha 14-15 vjeç. Kur erdha këtu, kishte raste që mbaja erë dhe këtë e kuptova kur talleshin me mua. Ishte një nga ndjesitë më të këqija që kalova në jetën time. Nëse njihni dikë që ka këtë problem, ju lutem mos u tallni me të, thjesht tregojani. Është thjesht një ndryshim i kulturës”, thotë blogerja në video.

“Mbaj mend një vajzë me emrin Samanta në gjimnaz që më kërkonte shpesh trokisja duart me të. Mendoj se e bënte këtë veprim që të ndjente erën e keqe. Unë ngrija dorën dhe ajo niste të qeshte dhe të tallej me shokët. Nëse po e shikon këtë Samanta, vafsh në djall!”, përfundon rrëfimin blogerja e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat