Në muajin maj, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovizion” me këngën “Ktheju Tokës”.
Festivali do të mbahet në Tel Aviv, ndërkohë së fundmi këngëtarja shqiptare është prezantuar edhe nga gazeta e madhe izraelite “Yediot Ahrnot”.
Gazeta në fjalë e ka përshkruar Jonidës si një përfaqësuese me përvojë dhe të suksesshme.
“Izraelisot.com” ka përkthyer në shqip ver
sionin hebraisht të shkrimit dhe e ka titulluar kështu: “Njihni kundërshtarët e Izraelit në Eurovizion.”
“Me përvojë. Pas përfaqësueses së Shqipërisë, Jonida Maliqi, qëndron një karrierë e suksesshme në vendin e saj. Ajo është një këngëtare e mirënjohur dhe prezantuese televizive, rruga muzikore e së cilës filloi në festivalet e ndryshme të Këngës Shqiptare qysh në moshën 13-vjeçare dhe është rikthyer atje disa vite me vonë. Festivali është kompeticioni më i madh muzikor i vendit dhe vitet e fundit fituesit zgjidhen për të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës. Maliqi sjell një stil vendas të të kënduarit, dhe ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë ajo nuk këndon në anglisht. Gjatë karrierës së saj ajo ka marrë gjithashtu pjesë në disa muzikalë dhe ka qenë në jurinë e ‘The Voice’ në Shqipëri”, shkruan “Yediot Ahrnot”.