Ç’pati Ariana që shpërtheu sërish kundër Grammy

Bota e Yjeve

Ç’pati Ariana që shpërtheu sërish kundër Grammy

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 11:01
Ariana Grande

Debati Ariana Grande vs Grammy shkoi në të tjera nivele ditën e djeshme, pasi këngëtarja shpërtheu publikisht në Twitter. Pas disa postimeve si “Dreq!” dhe “Plehra”, të gjithë menduan se Ariana nuk ishte dakord që Cardi B të fitonte çmimin për “Albumin më të mirë rep”.

Mirëpo më pas ajo sqaroi që nuk kishte të bënte me Cardi-n, se “i vinte mirë për fitoren e saj” por e gjitha lidhej me Mac Miller, ish-i dashuri i saj që u nda nga jeta si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit, kokainës dhe alkoolit. Më pas, këngëtarja iu përgjigj ndjekësve duke u shprehur se familja Miller ishte ftuar në ceremoni, kur ndërkohë Mac nuk fitoi asnjë çmim. Pra, sipas saj: Pse duhet të ftoheshin? Për të parë djalin e tyre të humbte? “Ai fjeti në studio për 2 muaj”,- shkroi ajo ndër të tjera duke iu referuar albumit të reperit, “Swimming”.

Ariana Grande nuk mori pjesë në ceremoni. Ajo akuzoi producentin Ken Ehrlich se gënjeu për gjithçka. Ehrlich tha për Associated Press se ata biseduan që Grande të performonte në dielën por në fund “e ndjeu se ishte tepër vonë për të që të organizonin diçka të bukur së bashku”. “Mund të organizoj një shfaqje brenda natës dhe ti e di këtë, Ken”,-vazhdoi ajo. “Kreativiteti dhe shprehja e vetes u mbyt nga ju dhe kjo ishte arsyeja që vendosa të mos merrja pjesë. Shpresoj që shfaqja të jetë pikërisht ashtu siç dëshironi që të jetë”,- tha Grande.

Sipas Variety, Ariana u ndje e fyer duke qenë së producentët refuzuan ta lejonin që të këndonte “7 Rings”. Në fund u arrit një kompromis, mirëpo producentët sërish dëshironin që këngën e dytë të këngëtares ta zgjidhnin ata. Kupa u mbush, Ariana Grande deklaroi se s’do të merrte pjesë fare dhe nuk mori! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat